Kina e konsideron inovacionin si forcën e parë nxitëse të zhvillimit dhe zbaton plotësisht strategjinë e zhvillimit të drejtuar nga inovacioni. Kina ka arritur përparime të mëdha në fusha të shumta të inovacionit dhe po bëhet një vend inovativ.
Gjatë disa vjetëve të kaluar, Qianhai i qytetit Shenzhen të Kinës Jugore është një ndër zonat me ndryshime më të mëdha në hapësirën urbane. Në vitin 2012, Qianhai ishte një plazh me baltë, ndërsa gjatë 10 vjetëve të fundit, këtu u ngritën shumë ndërtesa që mbajnë sekretin e inovacionit.
Sistemi i inovacionit që është përmirësuar gradualisht, ka nxitur zhvillimin e shpejtë ekonomik në Qianhai. Në vitin 2021, kjo zonë me sipërfaqe vetëm 120 kilometra katrorë ka krijuar një PBB me vlerë prej 175.57 miliardë juanësh.
Gjatë këtyre dhjetë vjetëve, në mbarë Kinën numri i zonave kombëtare të demonstrimit të inovacionit u rrit nga tre në 23, ndërsa numri i sipërmarrjeve të teknologjisë së lartë nga 49 mijë në 330 mijë në vitin 2021.
Gjatë dhjetë vjetëve, investimet e Kinës në kërkimin bazë u rritën vit pas viti, duke arritur vjet një shifër 3.4 herë më të madhe se ajo e vitit 2012.
Kina u radhit vjet e 12-ta në Treguesin Global të Inovacionit, nga vendi i 34-t në vitin 2012, dhe është në pararojë në sektorin e hekurudhës me shpejtësi të lartë, teknologjisë 5G etj. Gjithashtu janë bërë përparime të mëdha në fushën e fluturimeve hapësinore me astronautë, eksplorimit në Mars etj., ndërkohë që sektori kinez i automjeteve me energji të reja dhe industria e re e vizualizimit kanë përmasën më të madhe në botë.
Inovacioni jo vetëm po ndryshon thellësisht Kinën, por edhe po e çon atë përpara