Agjencia Zhurnal.mk.

Interes për programet dy vjeçare, më pak regjistrime në mësuesi

Programet 2-vjeçare, ato të fakultetit ekonomik dhe të shkencave të natyrës si infermieri dhe mami përbëjnë interesin kryesor të maturantëve të regjistruar në universitetin e Gjirokastrës “Eqerem Çabej”.

Zëvendës rektori Jaho Canaj tregon se në total janë regjistruar vetëm 320 studentë.

Degët më të kërkuara mbeten shkencat e infermierisë, ngelen degët e konomikut, disa mastera të arsimit gjithëpërfshirës. Pritet dhe raundi i tretë ku numri i aplikantëve pritet të rritet, kështu që do të krijohet mundësia që asnjë degë të mos rrezikohet për t’u mbyllur me përjashtim të degës Matematikë-Fizikë.

Canaj nënvizon se ka një rënie të regjistrimeve në degët e mësuesisë dhe shpreson se ulja e mesatares ne 6.5 do të rrisë interesin e maturantëve të vitit 2021-2022.

“Numri i aplikantëve për degët e mësuesisë sa vjen dhe tkurret. Nëse ne do të hiqnim mesataren për të gjithë ata maturantë që duan të fillojnë një nga degët e mësuesisë do të përbënte diçka pozitive në përthithjen e studentëve në universitetin tonë.”

Në bazë të vendimit të ministrisë së Arsimit, nota mesatare u ul nga 7.5 në 6.5 për të gjithë maturantët që synojnë një profesion si përkthyes, psikolog, punonjës social, ciceron, historian apo gjeograf që përfshihen në degët e mësuesisë. Ndryshimi erdhi pas shqetësimeve të universiteteve se ka pak regjistrime për shkak të kriterit të notës mesatare.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky