Agjencia Zhurnal.mk.

Interesim i madh për vaksinim me DiTePer në Shtëpinë e Shëndetit Kumanovë

Kumanovë, 12 mars – Më shumë se 60 fëmijë janë vaksinuar sot me vaksinën DiTePer në pikën e vaksinimit të Shtëpisë së Shëndetit Kumanovë, njoftuan mjekët. Shumica e tyre janë fëmijë të moshës parashkollore të cilët rivaksinohen.

Për momentin kemi shumë mbingarkesë për vaksinim për pertusis këtu në Kumanovë. Është shtuar numri, i ftojmë, por edhe prindërit vijnë vetë sepse ua kërkojnë në kopsht. Shumica e fëmijëve janë të vaksinuar jo të plotë dhe tani vijnë për rivaksinim ose për dozën e tretë të vaksinës”, tha doktoresha Qefajete Bajrami Demiri nga Shtëpia e Shëndetit Kumanovë.

Ajo sqaron se vaksina bëhet në muajin e dytë të lindjes dhe më pas vijojnë rivaksinimet.

“Punojmë me dy turne nga ora 7 deri në 19, deklaroi doktoresha.

Më herët nga kopshti i Kumanovës kanë thënë se kanë marrë vendim nga Ministria e Shëndetësisë se ndalohet pranimi dhe qasja e fëmijëve të pavaksinuar dhe jo të vaksinuar plotësisht me vaksinën DiTePer. Në Kumanovë, sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, janë pesë persona të infektuar me pertusis. Asnjë nga fëmijët e regjistruar që vuajnë nga kolla e mirë nuk shkon në kopsht.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky