Interit ka fituar vetëm pas vazhdimeve ndaj Parmas me rezultat 2-1 në kuadër të Kupës së Italisë për të kaluar në çerekfinale.
Interi rrezikoi i pari në minutën e 23-të me Roberto Gagliardinin, i cili gjuajti jashtë.
Në minutën e 38-të, Stanko Juric lëshoi një predhë për të shënuar në portën e Andre Onanas për 1-0.
I njëjti kishte edhe një rast të mirë pa u mbyll pjesa e parë, por Onana kësaj radhe bëri pritje të madhe.
Në pjesën e dytë Interit shtoi presionin, por rastet e mira për gol mungonin.
Kur pritej që të kishte një befasi të madhe, Lautaro Martinez arriti të shënojë në minutën e 88-të për 1-1.
Interi ka mundur ta fitojë ndeshjen në kohën e rregullt, por gjuajtja e Edin Dzekos u prit nga Gigi Buffon.