Agjencia Zhurnal.mk.

IPIS: 39,1 për qind e të anketuarve për zgjedhje të parakohshme, 31,5 për qind kundër, 28,4 për qind “nuk e dinë”

Shkup, 8 maj – Instituti për Hulumtime Politike nga  Shkupi (IPIS) sot publikoi anketë për qëndrimet e qytetarëve për mbështetjen e tyre të partive politike dhe politikanëve, si dhe për çështje të caktuara aktuale për momentin. Në pyetjen nëse Qeveria, e udhëhequr nga LSDM-ja duhet të qëndrojë në pushte deri në fund të mandatit në vitin 2024 apo nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare, 39,1 për qind janë përcaktuar për zgjedhje të parakohshme, 32,5 për qind mendojnë se duhet të qëndrojë në pushtet, ndërsa 28,4 janë përgjigjur me “nuk e di”.

Anketa e shkurtë telefonike, siç thekson IPIS, është zbatuar në periudhën mes 4 dhe 6 majit  në ekzemplar prej 11 të të anketuarve të rritur në nivel të të gjithë shtetit. IPIS përmend se të gjitha hulumtimet të Institutit janë nënshtruar në gabime statistikore që arrin +/- për qind, për shkak të së cilës të gjitha rezultatet e paraqitura në raport mund të lëvizin në atë interval.

Sipas rezultateve të anketës në pyetjen për cilën parti do të votonin nëse javën  ardhshme ka zgjedhje të parakohshme, 21,2 për qind e të anketuarve janë prononcuar  për VMRO-DPMNE-në, 16,2 për LSDM-në, 7,2 për BDI-në, 3,8 për qind për Aleancën për Shqiptarët, 2,9 për të Majtën, 1,5 për Besën  dhe një për qind për Alternativën. Për një asnjë parti nuk do të votonin 17,3 për qind e të anketuarve,  nuk kanë dashur të tregojnë 16,1, ndërsa përgjigje nuk kanë pasur 12,8 për qind.

Në pyetjen në cilin politikan kanë besim më të madh, 16, 2 për qind e të anketuarve për Hristijan Mickoskin, 8,7 për qind për Dimitar Kovaçevski,  6,4 për qind për Zoran Zaevin, 7,3 për qind për Ali Ahmetin. Nga të anketuarit 3,8 për qind kanë besim më të madh në Ziadin Sel[n, 2,7 në Dimitar Apasievin, 1,9 për qind në Bilall Kasamin, një për qind në Afrim Gashin, ndërsa  1,4 për qind në Nikolla Gruevskin. Tridhjetë e dy për qind e atë anketuarve janë përgjigjur se nuk kanë besim në asnjë politikan, nuk kanë ditur të përgjigjen 15,4 për qind, ndërsa 3,2 për qind janë prononcuar për tjetër.

Lidhur me atë nëse me formimin e Qeverisë së re është tejkaluar kriza politike në vend, 27,9 janë përgjigjur “да”, 47,4 “jo”, ndërsa 24,7 “nuk e di”.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky