Agjencia Zhurnal.mk.

Ish-ministri i Jashtëm i Rusisë u bën thirrje të gjithë diplomatëve rusë të japin dorëheqje

Një ish-ministër i parë i punëve të jashtme – i cili shërbeu nën presidentin rus, Boris Jelcin në vitet 1990 – po u bën thirrje të gjithë diplomatëve rusë të japin dorëheqjen në shenjë proteste ndaj agresionit të Ukrainës.

“Të dashur diplomatë rusë, ju jeni profesionistë dhe jo propagandues të lirë. Kur punoja në Ministrinë e Jashtme, isha krenar për kolegët e mi”, shkroi Andrei Kozyrev në Twitter.

“Tani është thjesht e pamundur të mbështetet lufta e përgjakshme vëllavrasëse në Ukrainë”, pohoi ai.

Kjo vjen pasi dhjetëra diplomatë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u larguan nga një fjalim i ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov gjatë seancës vjetore të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Ndryshe, Kozyrev ditë më parë kishte pohuar se nuk frikësohej më parë kur ia ruante shpinën Lavrov ndërsa sot do të mendohej tre herë para se t’ia besonte jetën.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky