Eugen Beci, avokat dhe ish-prokuror në Krimet e Rënda për shumë vite thotë se harta e re gjyqësore e largon qytetarin nga drejtësia.
Në emisionin “Drejt” në Rtv Ora ai thekson se sa më shumë ta largosh nga qytetari zbehet efekti parandalues ndaj krimit.
Beci: Drejtësia në distancë problem i madh social. Drejtësia largohet. Sa më shumë ta largosh nga qytetari zbehet efekti parandalues ndaj krimit. Gjyqtari do të përballet me vështirësi, nuk do ketë prioritet më çështjet e tij, do ketë prioritet shteti, biznesmenët…