Agjencia Zhurnal.mk.

Ish-trajneri i kombëtares së Austrisë Franco Foda po negocion me Kosovën

Ish-trajneri i Kombëtares së Austrisë, Franco Foda përflitet të jetë duke negociuar me Federatën e Futbollit të Kosovës që të marrë drejtimin e kombëtares së futbollit.

Kronen.at shkruan se një vendim përfundimtar mund të vijë ditët në vazhdim, raporton albinfo.ch.

Kosova doli e parafundit në grupin e saj në kualifikimet për EURO2024.

Foda ka drejtuar kombëtaren austriake nga viti 2017 deri në 2022 dhe arriti që Austrinë ta dërgojë në EURO 2021. Pas kombëtares austriake ai ka drejtuar edhe FC Zurich, por që u largua pas rezultateve të dobëta.

Edhe Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi kishte thënë ditë më parë që trajneri i ri i Kosovës do të jetë gjerman dhe zyrtarizimi pritet të ndodhë shumë shpejt.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky