Agjencia Zhurnal.mk.

Ivanovska: Përpjekjet tona nuk japin efekt

Shkup, 9 dhjetor – Përpjekjet e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit nuk japin rezultatin e pritur, tha sot kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanovska, në konferencën “Zgjidhni drejtimin e duhur! “Zgjidhni integritetin!”, e cila shënoi Ditën Ndërkombëtare për Luftën kundër Korrupsionit – 9 Dhjetor.

Ajo thotë se angazhimi kryesor i KSHPK-së është të ndërtojë institucione të forta, duke forcuar integritetin personal të zyrtarëve, të cilët me kryerjen e detyrave të tyre ligjore, të pavarura, të paanshme, me përgjegjësi etike dhe transparente do ta kundërshtojnë korrupsionin.

Ivanovska shton se rreziqet e korrupsionit që kanë zbuluar në përgatitjen e Strategjisë Kombëtare para më shumë se dy viteve janë ende të larta.

  • Bëhet fjalë për ndikim të fortë politik, mosndëshkim, jotransparencë dhe abuzim me kompetencat diskrecionale. Për shkak të ekzistimit të këtyre rreziqeve, rekomandimet dhe indikacionet që KSHPK-ja i drejton tek institucionet e tjera të sistemit nuk janë respektuar në tërësi – tha kryetari i Komisionit.

Ajo theksoi se rezultatet e hulumtimit të fundit të OJQ-ve, të cilat tregojnë se korrupsioni është problemi më i madh për qytetarët, janë shumë tregues për KSHPK-në, për dallim nga vitet e kaluara kur tri vendet e para ishin çështje ekzistenciale.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky