Agjencia Zhurnal.mk.

Izet Mexhiti: Ali Ahmeti, humbjen te shqiptarët mundohet ta mbulojë me vota të minoriteteve

Shkup, 25 mars – Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ishtë mysafir në Click Plus në TV21. Ka folur për Frontin Europian dhe për partitë që nënshkruan marrëveshje për koalicionim.

Për Ali Ahmetin tha se po mundohet se nëpërmjet tij, votave të minoriteteve të mbulojë humbjen te shqiptarët.

“Nuk i ka hije Ali Ahmetit koncepti qytetar. Edhe komandant i UÇK-së, edhe të bësh konceptin qytetar edhe agjendën e gjelbër, nuk shkon. Ai mundohet që humbjen te shqiptarët, ta kamuflon me vota të minoriteteve”, tha Mexhiti.

Mëtej Mexhiti shtoi se po të ishin ministrat e mirë ata sot BDI-ja do i kishte në listë për deputet.

“Të ishin ministra të mirë, do të ishin në lista zgjedhore. Edhe Ahmeti e di që këta ministri nuk i do mileti (populli)”.

Me vetë faktin që nuk ka nxjerr asnjë ministër për deputet, tregon se unë kam të drejtë e jo Ahmeti. Kjo ia vendon vulën”, tha Mexhiti.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky