Agjencia Zhurnal.mk.

Izet Mexhiti i bëri thirrje Aleancës për Shqiptarët që t’i bashkohet Frontit Opozitar

Shkup 30 korrik – Lëvizjes së Re e Izet Mexhitit mbrëmë vizitoi Gostivarin ku realizoi takim me banorët e këtij qyteti. Gjatë bisedës me banorët e Gostivarit, Mexhiti tha se Fronti Evropian nuk bëhet me njerëz të listave të zeza, duke thumbuar kështu BDI-në pas futjes së Ramiz Merkos në listën e zezë amerikane. Ai edhe njëherë i bëri thirrje Aleancës për Shqiptarët që t’i bashkëngjiten frontit opozitar.

“ Ne nuk e kemi dert që me qeveritarët nuk i kemi punët mirë, sepse për ne në vend të parë është SOVRANI, është qytetari! Nga këtu duam që të çojmë porosi deri tek ata pjesëtarë të Qeverisë që natyrshëm e kane vendin tek ne, tek fronti opozitar, të bashkëngjiten që bashkërisht ta bëjmë ndryshimin e madh, ta bëjmë bashkë fillimin e ri!”, deklaroi Izet Mexhiti- Lëvizja e Re.

Të njëjtën thirrje e përsëriti një ditë më parë edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami gjatë një intervistë për Televisionin Alsat. Sipas tij, ftesa është publike duke shtuar se nuk bëhet fjalë për interesa personale, por për interes të votuesve.

Nga Aleanca për Shqiptarët ftesat publike të anëtarëve të frontit opozitar i quajnë joserioze pasi sipas partisë së Taravarit ASH është parti serioze dhe vendimet i sjell në bazë të analizave që bëhen në strukturat partiake duke dëgjuar para se gjithash zërin e anëtarësisë.

Një anketë e realizuar së fundmi nga Agjencia Brima ka treguar se 26% e qytetarëve shqiptarë do të kishin votuar për një koalicion opozitar BESA, Alternativa dhe Lëvizja e Mexhitit nëse vendi tani do të kishte zgjedhje. Ndërkohë 23,4% e të anketuarve kanë thënë se ata do kishin votuar për një koalicion qeveritar BDI, ASH dhe PDSH. / Alsat

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky