Agjencia Zhurnal.mk.

Izet Mexhiti: Nuk pranojmë devalvimin e peshës së shqiptarëve

Shkup, 3 shtator – Duke folur në debatin e TV Euronews Albania, kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se për opozitën shqiptare ndryshimet kushtetuese do të ishin të pranueshme vetëm nëse në to përfshihet edhe ndryshimi i pozicionit të shqiptarëve, si komunitet i dytë dhe i rëndësishëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Ne nuk pajtohemi që shqiptarët të jenë të barabartë me komunitetet tjera që në numër janë 300 veta, sepse kjo vërtet nuk ka logjikë. Nëse kjo lejohet, atëherë do të kemi shumë probleme me Parimin e Badinterit, i cili parim ishte një nga faktorët kyç për arritjen e paqes së vitit 2001. Prandaj, pranimi i shqiptarëve si shtetformues, do ta bënte edhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe në nivel shtetëror dhe nuk do t’i kishim paqartësitë e tanishme si pasojë e interpretimeve të ndryshme”, tha ndër të tjera Izet Mexhiti, kreu i Lëvizjes Demokratike.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky