Shkup, 3 tetor – Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti sonte është takuar me aktivistët e fshatit Batincë.
“Sonte kisha nderin që të pres në takim aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjes Demokratike nga fshati Batincë e Karshiakës së Shkupit të udhëhequr nga aktivistët Mustaf Mustafa dhe Emir Ismaili e të shoqëruar nga koordinatori Mesud Jakupi dhe Dr. Rexhep Memedi.Në këtë takim ishin prezent edhe përfqësues të komunitetit boshnjak si dhe afaristë e përfaqësues nga mërgata e Batincës.Ishte një bashkëbisedim i ngrohtë e vëllazëror ku u bisedua për sfidat me të cilat përballen qytetarët e Batincës dhe Karshiakës në përgjithësi dhe vizionin e platformën që ofron Lëvizja Demokratike për të ndërtuar një ardhmëri më të mirë në vendin tonë.Numri i madh i aktivistëve që sonte ishte prezent dëshmon përkrahjen e pa rezervë dhe masovike që Batinca dhe Karshiaka po na e japin në kontinuitet e që neve na bën sa krenarë aq edhe të kujdesshëm që këtë besim ta kthejmë me punë, përkushtim e sinqeritet!Ndryshimi i madh pa dyshim që po vjen, e në këtë mozaik Batinca do të zen një vend tejet të rëndësishëm!”, ka shkruar Mexhiti.