Agjencia Zhurnal.mk.

Ja kush zgjedhet kryetar i ri i Partisë së Re Socialdemokrate

Shkup, 5 Qershor – Goran Misovski është zgjedhur kryetar i ri i Partisë së Re Socialdemokrate. PRSD njofton se nga 426 delegatë të pranishëm, të drejtën e votës e kanë ushtruar 314, nga të cilët 308 votuan “për”, tre “kundër”, ndërsa tre fletëvotime ishin të pavlefshme. Misovski është pasardhës i Tito Petkovskit, i cili drejtoi partinë për 17 vite!

Ndryshe, sot para se të fillojë Kongresi, atmosfera ishte e tensionuar, kur disa nga delegatët e më shumë komunave, nuk arritën ta gjejnë emrin e tyre në listat e delegatëve, që dje ishin dorëzuar në parti.

Gjatë debatit të nxehtë, vijuan akuza se procedura e deritanishme për organizim të Kongresit dhe përzgjedhje të kryetarit të partisë. Lideri në largim, Tito Petkovski refuzoi të kryesojë Kongresin, duke akuzuar se procedurat e zbatuara janë në kundërshtim me Statutin dhe aktet e partisë.

Еве ги симптомите за присуство на наслаги во крвните садови …
Ai gjatë fjalimit para Kongresit, akuzoi se kjo që po ndodh është falsifikim dhe se procedura për zgjedhjen e kryetarit nuk është legjitime në këtë formë. Shtoi se procedura është shkelur që në fillim dhe se njerëzit të cilët në kundërshtim me Statutin e Partisë së Re Socialdemokrate, e kanë propozuar Goran Misovskin si kandidat i vetëm për kryetar, me lista të falsifikuara për delegatë, me çdo kusht duan që në mënyrë jolegjitime t’i lejojnë Misovskit ta kidnapojë partinë.

Kur në rendin e ditës erdhi pika për verifikim të mandateve të delegatëve, Tito Petkovski, disa anëtarë të Komisionit për Verifikim dhe disa delegatë, e braktisën Kongresin, duke thënë se refuzojnë t’i japin legjitimitet falsifikimit që po ndodh.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky