Agjencia Zhurnal.mk.

Jakimovski ankohet se i janë vjedhur votat, paralajmëron kallëzim penal kundër Dashtevskit dhe KSHZ

Shkup, 14 maj – Koalicioni “Me guxim për Maqedoninë” ka paralajmëruar padi në Gjykatën Administrative, pasi siç thonë ata, në tri vendvotime janë vjedhur mbi 600 vota.

Kryetari i “OQM” Stevçe Jakimovski, ka paralajmëruar edhe kallëzim penal kundër kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, ndërsa nuk përjashtohet edhe kallëzim penal kundër KSHZ-së.

Ai thotë se ka vota të vjedhura në njësitë zgjedhore 1, 2 dhe 5, të cilat i kanë kaluar koalicionit VLEN dhe Frontit Europian.

“Më shumë se 600 vota na u morën nga vetëm tre vendvotime dhe u transferuan te partitë e tjera politike. Kjo tregon se sa e madhe ka qenë vjedhja në këto zgjedhje, por edhe se kjo mënyrë e vjedhjes së votave nga partitë më të vogla që nuk kanë vëzhgues në vendvotime ka qenë e ligjshme edhe në ciklet e mëparshme zgjedhore”, tha Stevço Jakimovski, kryetar i OQM.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky