Agjencia Zhurnal.mk.

“Jam nga Kadastra” Arrestohet 34-vjeçarja mashtruese në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 34-vjeçaren Malvina Koçi me akuzen e mashtrimit per shkak se paraqitej si punonjese e Kadastres dhe u premtonte personave te ndryshem legalizimin e prones se tyre kundrejt shperblimit.

Ajo u kap teksa kishte shkuar per te marre parate nga nje person pasi i kishte premtuar legalizimin e prones. Nderkohe eshte identifikuar dhe shpallur ne kerkim bashkepunetori i saj, nje 41-vjeçar.

“I mori para një shtetasi, duke e mashtruar se ishte punonjëse e Kadastrës dhe se do t’i legalizonte pronën, arrestohet në flagrancë, teksa merrte paratë, 34-vjeçarja.

Punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të saj, tashmë të identifikuar nga Policia.

Sekuestrohen 450 000 lekë, 1 automjet tip “Audi”, 2 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, për dokumentimin me prova ligjore të një rasti mashtrimi me pasoja të rënda, që kryhej nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës si punonjëse në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, u finalizua operacioni policor i koduar “Premtimi”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasja M. K., 34 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjatë periudhës hetimore u provua se 34-vjeçarja e arrestuar në flagrancë ndërkohë që i merrte të dëmtuarit, shumën 450 000 lekë, e kishte mashtruar këtë shtetas se ishte punonjëse e Kadastrës, si dhe se do t’i legalizonte dhe regjistronte, pronësinë mbi një objekt”, njofton policia.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky