Agjencia Zhurnal.mk.

“Jam provuar vetë, e di koston e çdo kontrolle”, Adriana Matoshi tregon se si i doli në ndihmë një djaloshi të vogël të sëmurë

Aktorja e njohur nga Gjilani, Adriana Matoshi, e ka treguar disa herë anën e saj humane dhe ky nuk është rasti i vetëm.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në një shkrim të ri të bërë në Facebook, ka treguar se ka nisur një iniciativë për t’i ndihmuar një djaloshi të vogël që po lufton me jetë dhe që momentalisht po mjekohet në Tiranë.

Ajo shton se meqë e kishte provuar vetë, e di që çdo gjë ka kosto të lartë, e madje për disa mund të jetë edhe e papërballueshme.

Postimi i plotë i Matoshit (pa ndërhyrje):

“Sot jam mahnitë me vullnetin, humanizmin edhe gadishmërinë e njerzve me u bashku kur dikush ka nevojë. E nuk osht hera e parë që ndodhë!!

Sot në një kohë rekord, bashkë me Duda Balje, Driada Matoshi dhe Edona Gashi , kanë mjaftu telefonatat ose takimet me njerz për me grumbullu ni vlerë t’konsiderushme të parave.

Qe disa netë nuk jemi tu mujt me bo gjumë t’qetë tu mendu qysh me i dalë në ndihmë ni djali t’vogël, i cili po lufton me jetën dhe për momentin po mjekohet në Spitalin Amerikan në Tiranë.

Masi jom provu vet, e di koston e çdo kontrolle. E di sa kushton edhe ai gjumë aspak i rahatshëm n’spital. E di sa t’kushtushme janë analizat, kontrollat e çdo ilaq që t’injektohet gjatë qëndrimit n’spital. E kam provu 2 here. E nuk kisha pas qef asni fmi i botës me u përballë me dhimtë të tilla, e as me pas kujtime të fminisë në spitale e të rrethum me doktor.

I jam shumë mirënjohëse edhe e falenderoj shumë Shoqaten së Gastronomëve t’Kosovës, DentFix, Fondacioni Behxhet Pacolli, Oda Ekonomike Amerikane, Golden Eagle, Alban Zogjani, Dj PM, Sara, e shumë individ të tjerë që kontribuan në çfardo forme të mundshme. E keni rikthy n’jetë shpresën e komplet nji familje.

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky