Agjencia Zhurnal.mk.

Janë lënduar dy policë pasi që në to është përplasur një “audi”

Shkup, 12 dhjetor – Në përpjekje për të ndaluar, automjeti motorik për udhëtarë “Audi” me targa zvicerane ka përplasur dy policë në kryqëzimin Tremnik afër Negotinës, njofton MPB-ja.

Punonjësit e policisë, 25 minuta pas mesnatës së mbrëmshme, kanë tentuar të ndalojnë mjetin nën dyshimin për kontrabandë me emigrantë. Nga MPB-ja shtojnë se pasi automjeti nuk është ndalur në shenjën e dhënë, ka goditur dy policë, të cilët janë transferuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza”, ku janë konstatuar lëndime trupore.

Një ekip i stacionit policor të Negotinës ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky