Shkup, 28 shkurt – Çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në janar të këtij viti janë më të larta për 2,7 për qind në nivel mujor dhe për 18,1 për qind në nivel vjetor.
Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikave, në janar 2022, në krahasim me dhjetorin e vitit 2021, çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale janë më të larta në grupet Prodhime kapitale për 10,5 për qind, Prodhime intermediare, përveç energjisë për 4,1, Energji për 2,5, Prodhime të paqëndrueshme për konsum të gjerë për 1,7 dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 1,0 për qind.
Në krahasim, ndërkaq, me janarin e vitit 2021, çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të larta në grupet Energji për 39,1 për qind, Prodhime intermediare, përveç energjisë për 24,5, Prodhime kapitale për 35,2, Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 6,4 dhe Prodhime të paqëndrueshme për konsum të gjerë për 5,7 për qind.