Agjencia Zhurnal.mk.

Janeva, Pançevski dhe Koçan në mesin e atyre që kërkojnë të falen nga presidenti

Shkup, 16 prill – Televizioni Alsat ka siguruar listën e plotë të personave të dënuar të cilët kërkojnë falje vjetore nga presidenti. Në mesin e emrave që spikasin janë ish prokurorja speciale, Katica Janeva e dënuar me 7 vjet burg për shpërdorim me detyrën zyrtare, Vlladimir Pançevski ish kryetar i Gjykatës Penale i dënuar me 3,5 vjet burg për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe biznes Sead Koçan i dënuar me 4,8 vjet për dëmtim të buxhetit të shtetit. Sipas burimeve, ministri i Drejtësisë ka dhënë mendim negativ për të gjitha propozimet, ndërsa tani procesi ndodhet në fazën e shqyrtimit të kërkesave nga ana e Komisionit për falje.

Lista për falje
Katica Janeva, ish prokurore speciale
Vlladimir Pançevski, ish kryetar i Gjykatës Penale
Sead Koçan, biznesmen

Jo zyrtarisht në mesin e personave të cilët kërkojnë faljen e kreut të shtetit janë edhe Aleksandër Vasilevski-Ninxha i dënuar për cenim terrorist të rëndit kushtetues më 27 prill të vitit 2017 dhe ndihmë ndaj personit që kryen vepër penale. Ndërkohë falje për veprën armëmbajtje pa leje ka kërkuar edhe Fejzi Aziri i dënuar në rastin Monstra.

Për shkak të festave, nga ministria e Drejtësisë, nuk kemi arritur të konfirmojnë nëse Janeva, Pançevski dhe Koçan si figura të cilët ndikuan që opinion të krijon përshtypjen e pandëshkueshmerisë nga gjykatat, kanë kërkuar zyrtarisht të falen dhe në çfarë mase në raport me dënimin e shqiptuar kundër tyre.

Procedura për falje fillon më kërkesën e të dënuarit drejtuar gjykatës, por dëshmia që luan rol të rëndësishëm në vendimin e Ministrisë së Drejtësisë, Komisionit për falje dhe në fund vendimin e Presidentit është raporti i vlerësimit që të burgosurit marrin nga burgjet për sjelljet dhe veprimet e tyre brenda burgut. Këto vlerësime në pjesën dërmuese janë keqpërdorur, përkatësisht ka indikacione se komisionet vlerësues janë korruptuar.

Tani procesi ndodhet në fazën e shqyrtimit të kërkesave nga ana e Komisionit për falje. Ky trup që funksionon në kuadër të presidentit duhet të vendos me shumicë votash mbi propozimet, por krejt në fund me fuqinë diskrecionare vendos presidenti nëse një i dënuar falet ose jo.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky