hkup, 29 korrik – Shoqata për kujdes dhe edukim të grave shtatzëna, nënave dhe fëmijëve “Lulka” nga Shkupi, Klinika universitare për gjinekologji dhe obstetrikë dhe kompania “Hipomed”, këtë vit e shënojnë Javën botërore të gji dhënies nga 1 deri më 7 gusht, edukim të të gjithë infermiereve dhe mamive për ushqyerjen me gji, me fushatë publike për promovimin e rëndësisë së ushqyerjes me gji dhe me donacion të Bempu Tempwatch byzylykë për hipotermi, për foshnjat e lindura para kohe të përshkruara nga Reparti për kujdes të mëtutjeshëm intensiv të Klinikës.
“Me sloganin “Sakrifikohu për ushqyerjen me gji”, këtë vit Java botërore e gji dhënies orientohet ndaj zhvillimit dhe rritjen e kapaciteteve të sistemit shëndetësor dhe të shoqërisë për mbështetje të gji dhënies. Organizata “Lulka” do të organizojë trajnim onlajn me ligjërues porfesionalë dedikuar për mamitë, infermieret, gjinekologë/obstetër, pediatër dhe mjekët familjarë për rëndësinë e mbështetjes moderne të ushqyerjes me gji në frymën e Javës botërore të gji dhënies 2022. Më pas do të shpërndajë fletushka për informim për çdo nënë e cila ka lindur për rëndësinë e ushqyerjes me gji, me udhëzime të shkurtra bazë për ushqyerjen me gji dhe kontakte ku mund të marrin informacione dhe mbështetje të duhur pas ardhjes në shtëpi”, thuhet në kumtesën e sotme nga “Lulka”.
Aleanca botërore për gji dhënie (WABA) çdo vit e feston Javën botërore të gji dhënies nga data 1-7 gusht. Organizata “Lulka” është përfaqësuese e WABA-s në vend dhe punon në promovimin, mbrojtjen dhe mbështetjen e gji dhënies në 13 vitet e fundit. Gji dhënia ka shumë përparësi për foshnjën, për nënën dhe sigurisht për shoqërinë.