Agjencia Zhurnal.mk.

Jehona deri në orën 11 në qendrat e votimit në rajonin e Koçanit është rreth 13 për qind

Koçan, 24 prill – Katër orë pas hapjes së qendrave të votimit në rajonin e Koçanit jehona për zgjedhjet presidenciale është rreth 13 për qind.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në Koçan deri në orën 11 kanë votuar 4.721 qytetarë, gjegjësisht 14,77 për qind. Janë regjistruar 32.481 votues të cilët të drejtën e tyre të votës e realizojnë në 63 qendra votimi, me ç’rast në katër qendra votimi ka nën 10 votues dhe ata do të votojnë në vendet më të afërta.

Në komunën e Vinicës nga 16.067 votues të regjistruar, 14,04 për qind kanë votuar, në Çeshinovë-Oblleshevë janë 5.131 votues, ndërsa jehona është 12,95 për qind, ndërsa në Zërnovc në listën e votimit janë regjistruar 2.510 qytetarë, ndërsa deri në periudhën e njejtë kanë votuar 11,6 për qind.

Nga Komisionet Zgjedhore Komunale në katër komunat konfirmuan se qendrat e votimit ishin hapur në kohë. Në dy vende në Çeshinovë-Oblleshevë votimi  u vonua për shkak të problemeve me pajisjet për kontroll të gjurmëve të gishtave, por problemi menjëherë u tejkalua dhe procesi zgjedhor zhvillohet pa probleme. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky