Agjencia Zhurnal.mk.

Jennifer Lopez: Beni ngurroi të merrte pjesë në filmin tim

Artistja me famë botërore, Jennifer Lopez, ka thënë se bashkëshorti i saj, aktori Ben Affleck, ngurroi të merrte pjesë në filmin e saj “This Is Me…Now: A Love Story” dhe se ishte i heshtur në të.

Në dokumentarin e saj të ri, ku këngëtarja tregon gjithçka rreth jetës së saj dhe lidhjes sw shumëpërfolur me Affleckun, ylli ka thënë se është ndjerë shumë e frikësuar që të ndajë detaje të jetës që nuk i kishte thënë më parë.

Një nga këto gjëra duket të jetë fakti se Affleck ngurroi të luante përkrah saj në filmin që ajo bëri për të përshkruar rrugëtimin drejt famës dhe lidhjet romantike.

“Pjesa më e frikshme ishte që unë po punoja me burrin tim, i cili po ngurronte të luante në film dhe disi ishte si pjesëmarrës i heshtur”, ka treguar Lopez në dokumentar, raporton People.

Ajo shpjegon më tutje se e ka pyetur Affleckun nëse e gjithë kjo po i dukej e çuditshme dhe ai i kishte thënë “Po”.

“I thash se ishte i çmendur, por e dija se unë isha e çmendura në këtë mes”, ka thënë Lopez.

Ajo mendon se një artiste duhet të ketë edhe pika të dobëta dhe se ani pse mund të jetë duke luajtur një rol, duhet të tregojë anët e vërteta të saj, të cilat tregojnë se është njeri.

“Kjo gjë është vërtet një gjë e frikshme për t’u bërë”, ka thënë aktorja.

Ajo tutje ka treguar se mendon që njerëzve iu duket se ajo është shumë rehat para kamerave, gjë që thotë se është e vërtetë, por kur u bë fjalë për këtë projekt që tregon gjithë jetën e saj, thotë se gjërat u bënë të parehatshme.

“Nuk ishte ide e imja që të fotografoja çdo moment ndërsa po e bëja këtë projekt. Të jem e sinqertë që kur filluam ta bëjmë filmin, gjithçka shkonte e bëhej më bizare dhe burri im i cili ishte prezent në çdo xhirim më tha se duhet të fotografojmë çdo gjë dhe pastaj solli një ekip fantastik, dhe kështu ndodhi”, ka thënë 54 vjeçja.

Lopez gjatë këtij muaji ka lansuar albumin “This Is Me…Now”, filmin “This Is Me…Now: A Love Story” dhe dokumentarin “This Is Me…Now: The Greatest Love Story Never Told”, ndërkohë që ka paralajmëruar turneun e saj, “This Is Me…Now” që planifikon ta mbajë gjatë verës.

Për të gjitha këto projekte ajo ka thënë së është inspiruar nga historia e dashurisë që ka me Affleck, që kur u fejuan në 2002, pastaj u ndanë në vitin 2004 e deri në vitin 2022 kur u bashkuan sërish e u martuan.

Related posts

RAMON

D V

Poezia më e vjetër e dashurisë

D V

VARGJE

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky