Shkup, 28 korrik – Xheri Dajbëll është përfaqësuesja e re Zyrës së USAID-it në Maqedoninë e Veriut. Dajbëll, siç informojnë nga Zyra e USAID-it, do të punojë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për të avancuar vizionin e përbashkët që bazohet në një partneritet 30-të vjeçar, promovon zhvillimin e udhëhequr nga niveli lokal dhe përmbush mundësitë e sotme.
Ky është pozicioni i parë i Dajbëll si përfaqësuese në një vend. Ajo filloi karrierën e saj në USAID si oficere shëndetësore dhe ka udhëhequr ekipe në Mozambik, Gjeorgji dhe Ukrainë, si dhe në Uashington, së fundmi duke shërbyer në Grupin e punës së USAID-it për Kovid-19 dhe misionin e USAID-it në Afganistan.
Dajbëll ka kryer studimet e masterit për artin dhe shkencën operacionale ushtarake nga Shkolla e Ushtrisë Amerikane për Studime të Avancuara Ushtarake dhe një diplomë master në punën sociale nga Universiteti i Uashingtonit. Ajo ka një diplomë të dyfishtë nga Universiteti Shtetëror i Kanzasit për Zhvillimin e Fëmijëve dhe Punën Sociale.
Ndihma e USAID-it në Maqedoninë e Veriut mbështet qëllimin e vendit për t’u bërë një shoqëri më prosperitare, demokratike dhe gjithëpërfshirëse përmes programeve që promovojnë rritjen ekonomike dhe konkurrencën; rritja e angazhimit të të rinjve për të reduktuar papunësinë dhe përjashtimin; dhe reduktimin e korrupsionit dhe inkurajimin e llogaridhënies.