Agjencia Zhurnal.mk.

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Shkup, 18 prill – Ali Ahmeti tha se Fronti Europian është për përballe më të forta që do të pasojnë më vonë dhe jo vetëm për përballje në zgjedhjet që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut.

Ahmeti tha se nuk ka as formulë as zgjidhje tjetër përveç se Maqedonia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe shtoi se nuk ka kthim mbrapa pasi edhe siç është thënë, dielli për shqiptarët lind në Perëndim.

“Vendi duhet anëtarësuar në BE, nuk kemi as formulë e as zgjidhje tjetër. Ata të cilët në laboratorët e tyre po përpunojnë ide arkaike se ne mund të kemi edhe alternativa të tjera me Kinën, me Rusinë, me Indinë dhe me Korenë e Veriut, ata shohin ëndrra në diell. Kthim pas nuk ka. Rilindësit tanë kanë thënë se dielli për ne shqiptarët lind në Perëndim”, tha Ahmeti.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky