Agjencia Zhurnal.mk.

Joveski: Punojmë në sigurimin e dëshmive për rastin me vajzën gjashtëvjeçare, ende nuk e kemi marrë raportin nga obduksioni

Shkup, 30 mars – Prokurori shtetëror publik, Ljubomir Joveski sot deklaroi se Prokuroria po punon në sigurimin e dëshmive për vdekjen e vajzës gjashtëvjeçare e cila ndërroi jetë në Spitalin e Manastirit.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Joveski theksoi se ende nuk i kanë marrë rezultatet nga obduksioni, por se janë dëgjuar dsia persona për të cilët Prokuroria konsideron se kanë njohuri të ndihmojnë në ndriçimin e këtij rasti.

“Prokurori publik nga Prokuroria kompetente në Manastir i ndërmori masat e domosdoshme dhe siguroi dëshmi lidhur me vdekjen e vajzës. Prokuroria ende nuk e ka marrë protokollin nga obduksioni i kryer. Në të njejtën kohë Prokuroria punon në sigurimin edhe të dëshmive tët jera”, tha Joveski pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Vajza gjashtëvjeçare vdiq javën e kalaur në spitalin e Manastirit, ndërsa dje në Manastir dhe Shkup u mbajtën protesta me të cilat u kërkua ndriçimi i plotë i rastit. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky