Shkup, 4 qershor – Ish-kryetari i Gjykatës supreme, Jovo Vangellovski është shpallur fajtor dhe u dënua me një vit e gjashtë muaj burg, por dënimi i është zëvendësuar me dënim me kusht, nëse në katër vitet e ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale, konfirmuan për MIA-n nga Gjykata themelore penale Shkup.
“Pas dëshmive të paraqitura dhe fjalëve përfundimtare është sjellë aktvendimi i shkallës së parë. I akuzuari është shpallur fajtor dhe i është caktuar dënimi me kusht”, thonë nga Gjykata.
Vangellovski të enjten u dënua për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.