Agjencia Zhurnal.mk.

Juventusi i ofron një rrugëdalje dy yjeve të Bayernit– synohet transferimi i tyre në verë

Juventus raportohet se do të shikojë të përfitojë nga sitauta aktuale tek Bayern Munichu, duke synuar transferimin e disa lojtarëve të tyre.

Ka një pasiguri tek Bayerni kryesisht për shkak të gjendjes tabelare dhe kjo ka bërë që ‘Zonja e Vjetër’ të konsiderojë mundësinë e transferimit të disa prej yjeve të tyre kryesor gjatë afatit kalimtar veror.

Një prej emrave më të pëlqyer nga Juventusi është ai i Leon Goretzkas, të cilin Max Allegri e admiron dhe dëshiron të punojë me të.

Sidoqoftë, ai nuk është lojtari i vetëm për të cilin ata kanë shprehur interesim, pasi që ‘Bianconerët’ janë duke monitoruar edhe situatën e Leroy Sane dhe Noussair Mazraoui, sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb.

Në rast se trajneri i ardhshëm i Bayernit jep dritën e gjelbër për largimin e këtyre dy lojtarëve, atëherë Juventusi është i gatshëm që ta shfrytëzojë këtë mundësi dhe të nënshkruajë me ta.

Sane do të ishte një zëvendësues i shkëlqyeshëm i Federico Chiesas, i cili me shumë gjasë do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit.

Juventusi ka mbetur shumë mbrapa në garën për titull këtë sezon pasi momentalisht renditet në vendin e tretë në tabelë me 58 pikë të grumbulluara, 17 më pak se lideri Inter që ka 75 sosh.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky