Agjencia Zhurnal.mk.

Ka filluar heqja e gypit të djegur në urën “Bellasica”

Shkup, 14 korrik – Kanë filluar aktivitetet në terren për heqjen e gypit të djegur të ngrohjes në urën “Bellasica”, njoftojnë nga SHA EMV.

Nga aty bëjnë të ditur se do të bëhen të gjitha përpjekjet që demontimi të përfundojë në një kohë sa më të shkurtër.

“Fillimi i aktiviteteve për rehabilitimin e tubacionit të djegur të ngrohjes është i ndërlidhur me përfundimin e të gjitha veprimeve në urë nga institucionet dhe kompanitë përkatëse të përfshira. Edhe krahas djegies së urës “Bellasica”, në sezonin e ardhshëm të ngrohjes, i cili fillon në tetor të vitit 2023, do të ketë furnizim të sigurt dhe të pandërprerë të energjisë termike për të gjithë konsumatorët e lidhur në rrjetin e shpërndarjes”, thuhet në komunikatë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky