Agjencia Zhurnal.mk.

Ka luajtur mbi 200 ndeshje te Chelsea, legjenda e klubit i pamëshirshëm: Boehly e ka shkatërruar klubin

Chelsea vazhdon të dëshpërojë këtë edicion dhe tani ata janë në pozitën e 11-të në Ligën Premier.

Legjenda franceze e klubit, Frank Lebouef i cili ka qëndruar për pesë vite te londinezët dhe ka mbi 200 ndeshje, ka drejtuar gishtin te presidenti Todd Boehly duke thënë se e ka shkatërruar Chelsean.

“Më falni, por njerëzit në bord e kanë shkatërruar këtë klub”, tha legjenda e Chelseat, Frank Leboeuf për ESPN.

“Kjo është ajo që duhet të përballeni. Si ta rindërtoni atë? Nuk e di, do të marrë shumë kohë”.

“Kam folur shumë për këtë dhe jam ngopur duke përsëritur veten… përderisa nuk keni njerëz ku të mbështeteni, domethënë lojtarë me përvojë, nuk mund të ndërtoni asgjë. Kjo është ajo që përballeni kur ju po përpiqeni të ndërtoni një ekip Akademi”, tha Lebouef.

Chelsea ka shpenzuar mbi 1 miliard euro për transferime nën pronësinë e re, duke ndryshuar pothuajse tërësisht skuadrën që fitoi Ligën e Kampionëve me Thomas Tuchel në 2021.

Megjithatë, veprimet e regjimit të ri kanë çuar vetëm në krizë, me Blutë që aktualisht janë në vendin e 11-të në tabelën e Ligës Premier, pozitë që përfunduan edhe vitin e kaluar. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky