Agjencia Zhurnal.mk.

Kabineti i Presidentes: Siljanovska-Davkova do t’i përmbahet përdorimit zyrtar të emrit kushtetues

Shkup, 13 maj – Në paraqitjet e saj publike, presidentja e Maqedonisë ka të drejtë të përdorë emrin Maqedoni, si akt i të drejtës personale për vetëvendosje dhe vetëidentifikim, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe në përputhje me vlerat dhe parimet evropiane, thonë nga Kabineti i Presidentes, Gordana Siljanovska-Davkova.

Nga atje thonë se presidentja Siljanovska-Davkova do t’i përmbahet përdorimit zyrtar të emrit kushtetues, dhe në përputhje me Kushtetutën, siç është përgatitur nga shërbimet e Kuvendit, betimi solemn është nënshkruar duke përdorur emrin kushtetues.

Në 5 vitet e fundit, institucionet e vendit pothuajse plotësisht i kanë përmbushur obligimet e tyre nga Marrëveshja e Prespës dhe presidenti pret që të gjithë partnerët e vendit të respektojnë obligimet bilaterale dhe shumëpalëshe që i kanë marrë ndaj vendit.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky