Shkup, 23 shkurt – Qëndrimet tona janë të qarta, dera është e hapur për të gjitha partitë politike të cilët kanë përfaqësues në Kuvend, por edhe për ata që nuk kanë, e janë në rrugën evropiane dhe i ndajnë qëndrimet, mendimet dhe politikat, deklaroi sot deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski në “Utrinski Peçat”, informon Zhurnal.
Ai shtoi se anëtarësimi në BE është qëllim strategjik të cilin duhet ta realizojmë së bashku, dhe për këtë dërgoi thirrje te të gjitha partitë dhe individët të cilët mendojnë njejjtë se ka hapësirë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.
“Në periudhën në vijim do të inicojmë bisedime me të gjithë aktorët politik, sepse është erëndësishme të bisedohet dhe argumentohet. Ajo që tani opozita po e bën është vetëm inat, pa argumente”, tha Kaevski.
Deputeti i LSDM-së shtoi se do të organizohen takime dhe konsultime dhe se do të theksohen faktet dhe argumentet, sepse vetëm me dialog mund të arrihet zgjidhje.
“Bllokimi nuk sjellë dobi për askënd, sjellë vetëm dëm. Besoj se do të ndodhin takime, duke përfshirë dhe takim liderësh dhe se deri në fund të vitit shmica do të votojë për ndryshime kushtetuese”, thotë Kaevski./Zhurnal.mk