Agjencia Zhurnal.mk.

Kalimi nga patentë shoferët ilegal në RKS, Kurti me mesazh në gjuhën serbe: Duam t’ju lehtësojmë problemet e përditshme

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga 9 maji, qytetarëve serb do t’u mundësohet kalimi nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet ilegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare, të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

E lidhur me këtë, kryeministri Albin Kurti në një adresim përmes një video-mesazhi ka thënë se që një kohë të gjatë kanë pranuar kërkesa për në vendim të tillë.

“Një kohë të gjatë pranojmë kërkesat tuaja për marrjen e një vendimi të këtillë. Ne duam t’ju lehtësojmë qytetarëve tanë problemet e përditshme me të cilat ballafaqohen. Tani, është e nevojshme infrastruktura në vend andaj edhe Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pozitivisht”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se është mundësuar një proces shumë i lehtë dhe efikas për kalim në patentë shoferë të vlefshëm.

“Kalimi në patentë shoferë të RKS, mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve. Nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit por vetëm aplikim të cilin, çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente, përfshirë: letërnjoftimin, origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe, certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer, dëshmi të pagesës së taksës, dhe origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha ai.

Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë një vendimin që mundëson kalimin nga patent shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare, të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.Kalimi në patent shoferë të RKS, mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve. Nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patent shoferit por vetëm aplikim të cilin, çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente, përfshirë:-letërnjoftimin,-origjinalin e patent shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe,-çertifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patent shofer,-dëshmi të pagesës së taksës, dhe-origjinalin e patent shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.Vendimi hyn në fuqi me datën 9 maj dhe është valid deri me datën 9 gusht 2024. Ju bëjmë thirrje që në afat sa më të shkurtër të aplikoni për të realizuar të drejtën tuaj.***Ministarstvo Unutrašnjih Poslova donelo je odluku kojom se omogućava prelazak sa vozačkih dozvola koje izdaju nelegalne srpske institucije na Kosovu na zvanične koje izdaju institucije Republike Kosovo.Prelazak na vozačku dozvolu RKS omogućava laku i praktičnu registraciju vozila. Za dobijanje vozačke dozvole nije potrebno ponavljanje ispita, već samo prijava koju svaki građanin mora dostaviti Centru za Opremu sa dokumentima, uključujući:- ličnu kartu,- original vozačke dozvole koja je izdata od strane srpskih vlasti,- zdravstveno uverenje za opremu sa vozačkom dozvolom,- dokaz o uplati poreza, i- original vozačke dozvole izdate od UNMIK-a ili RKS-a ukoliko se podnosi zahtev za dodavanje kategorija, što je i Vama, poštovani građani, omogućeno Odlukom Ministarstva Unutrašnjih Poslova.Odluka stupa na snagu 9. maja i važi do 9. avgusta 2024. Pozivam vas da se u što kraćem roku prijavite za ostvarivanje svoga prava.

Posted by Qeveria e Republikës së Kosovës on Monday, May 6, 2024

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky