Agjencia Zhurnal.mk.

Kallajxhiev: Gjykata ka të drejtë në rastin M-NAV, Prokuroria ka gabuar!

Shkup, 9 janar – Profesori Universitar, Gordan Kallajxhiev në një prononcim për RTVM1 është shprehur se Gjykata ka të drejtë për vendimin e marrur për rastin M-NAV dhe se sipas tij Prokuroria ka gabuar.

“Sa keq që gjithçka ndodhi në kullë, por mund të ishte kudo. Pozitive është që gjykata i është drejtuar publikut para vendimeve të Këshillit Penal për të sqaruar vendimin e saj, ndaj nuk duhet lejuar ndikimi mbi gjyqësinë lidhur më këtë rast”, tha profesori.

Kallajxhiev, ka theksuar se dhuna e përmendur në këtë rast nuk ka pasur për qëllim rrezikimin e sigurisë në trafikun ajror.

“Synimi i sulmuesve kishte për qëllim dhunën “e zakonshme”, që natyrisht është në kontekstin e njohur të një shteti të kapur shumë serioz, por gjykata kishte të drejtë për mendimin tim që dhuna nuk kishte për qëllim rrezikimin e sigurisë së trafikut ajror”, ka deklaruar profesori Kallajxhiev.

Kujtojmë se në një vendim të fundit, Gjykata penale ka shpallur se nuk ka prova të mjaftueshme për të caktuar masën e paraburgimit për katër të dyshuarit në lidhje me depërtimin në kullën e kontrollit M-NAV.

Gjykata theksoi mungesën e provave për lëndime serioze, vdekje, apo shkatërrim të pajisjeve në aeroportin për trafik ajror ndërkombëtar.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky