Shkup, 16 mars – Njësia për krime ekonomike dhe kompjuterike pranë SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër A.B (46) dhe Z.Z (56), të dy nga Shkupi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të të dhënave personale“ dhe “mashtrim gjatë marrjes së kredisë dhe favore tjera“, e dënueshme sipas nenit 149 dhe nenit 249 të Kodit penal.
I pandehuri i parë A.B me datë 20.08.2021 ka kërkuar letërnjoftimin dhe legjitimimin shëndetësor nga i dëmtuari M.B, me pretekstin se i duhen për të marrë medikamente dhe sipas marrëveshjes së mëparshme ia ka dorëzuar të pandehurit të dytë Z.Z i cili ka qenë bashkëpunëtor i jashtëm në një kompani financiare nga Shkupi, me qëllim për të marrë kredi të shpejtë nga një shoqatë financiare, me çka i pandehuri i dytë Z.Z ka aplikuar dhe ka marrë kredi në emër të të dëmtuarit M.B, pa dijeninë dhe pëlqimin e tij, kumton MPB-ja.




