Shkup, 5 mars – Njësiti për kriminalitet të dhunshëm-njësiti për delikte të gjakut dhe delikte seksuale pranë SPB Shkup parashtroi kallëzim penal kundër S.S., nëpunës policor në Departamentin për sigruimin e personave dhe objekteve të caktuara, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, e dënueshme sipas nenit 382 të Kodit Penal.
Siç njofton MPB-ja, Departamenti për kontrollë të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale kundër S.S. parashtroi propozim për inicimin e procedurës për shkelje të rënda të rregullave dhe disiplinës në punë sipas nenit 210 paragrafi pika 10 dhe 20 të Marrëveshjes Kolektive të MPB-së, neni 187 paragrafi 1 pika 10 dhe 20 të Ligjit për punë të brendshme dhe nenit 26 të Kodeksit etik për sjellje të të punësuarve në MPB dhe suspendim të përkohshëm nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës për vërtetimin e përgjegjsësisë disiplinore.
Më 28.10.2023 në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”, S.S. fizikisht i ka sulmuar dhe i ka penguar nëpunësit policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, përcjelljen e të dënuarit nga Institucioni Ndëshkues-Korrektues Burgu Idrizovë deri te Kompleksi i Klinikave “Nëna Terezë”.