Agjencia Zhurnal.mk.

Kandidati për president në Bullgari, Lozan Panov për vizitë në Shkup

Shkup, 10 nëntor – Kandidati i pavarur për president të Bullgarisë, propozuar nga iniciativa “Drejtësi për secilin” dhe mbështetur nga Bullgaria Demokratike, Lozan Panov sot do ta vizitojë Shkupin, ku sipas paralajmërimeve do të ketë takime “me miqtë e Bullgarisë dhe me përfaqësues të bullgarëve maqedonas ku do të bisedohet për të ardhmen e marrëdhënieve bullgare-maqedonase”. Është paraparë Panov të pritet edhe nga përfaqësuesi i posaçëm qeveritar për Bullgari dhe ish-kryeministër, Vllado Bu8çkovski.

Panov para vizitës në Shkup, në deklaratë për korrespondentin e MIA-s nga Sofja tha se “ua shtrin dorën fqinjëve”, duke vlerësuar se ata të cilët marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut i çuan në qorr-sokak, tani po e shfrytëzojnë atë në fushatë parazgjedhore.

Ai theksoi se është i gatshëm ta ndërmarrë rrezikun nga veprimi i tij, sepse për momentin “e ardhmja evropiane e rajonit është test për integritetin e secilit politikan, pa dallim se në cilën anë të kufirit ndodhet”.

Panov është decid se “rruga jonë e përbashkët është Evropa dhe për atë çështje nuk duhet të ketë as nëse, as por”, duke shtuar se fjalori urrejtës është problem serioz në marrëdhëniet bullgare-maqedonase.

Sipas Panovit, problemi është që derisa Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut debatojnë për historinë e vet, pala e tretë ua merr mundësinë të ndërtojnë të ardhme të përbashkët dhe në këtë rast vlen fjala e urtë “kur dy zihen, i treti fiton”.

Përndryshe, korrespondenti i MIA-s nga Sofja u propozoi edhe ekipeve të dy kandidatëve, të cilët sipas anketave janë favoritë për fitore në zgjedhjet presidenciale në Bullgari, Rumen Radev dhe Anastas Gerxhikov të japin deklaratë për vizionin e tyre për marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes, por ata e refuzuan ftesën.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky