Agjencia Zhurnal.mk.

Kapet 1 ton kokainë, shkatërrohet rrjeti shqiptaro-italian i drogës

Policia italiane bën me dije se mbrëmjen e 17 janarit ka sekuestruar një sasi prej 1 ton lënde narkotike kokainë, e fshehur në një anije tregtare në portin e Savonës.

Sipas të dhënave paraprake nga hetimet bëhet fjalë për zbulimin e një rrjeti kriminal të trafikut të drogës që operonte në Italinë qendrore dhe jugore në bashkëpunim me eksponentë të krimit shqiptar.

Më 2 janar, policia pulieze pas një kontrolli në një apartament në komunën Celle Ligure sekuestruan mbi 3.5 kuintalë kokainë. Gjatë këtij operacioni u vunë në pranga 4 shqiptarë të cilët ruanin lëndën narkotike.

Në vijim të hetimeve për këtë rast, u morën të dhëna nga policia në lidhje me mbërritjen në portin e Savonës të një anijeje tjetër tregtare, me flamur të Hong Kongut, e cila u nis nga porti i Santos në Brazil më 30 dhjetor dhe që dyshohet se mbante një tjetër ngarkesë të madhe kokaine.

Policia e Barit qëndroi në gatishmëri gjatë gjithë kësaj periudhe dhe me mbërritjen e anijes organizuan një kontroll gjatë së cilit u zbuluan në motorin e mjetit lundrues 741 pako me lënde narkotike, me peshë totale 1 ton.

Operacioni është në vijim, ndërkohë që ende nuk ka detaje nga autoritetet.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky