Agjencia Zhurnal.mk.

Kapet me 53.3 kilogramë kanabis në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Qafë Thanë

Një 46-vjeçar, shtetasi Elton Grabocka, ka rënë në prangat e Policisë pasi dyshohet se po trafikonte me automjetin e tij lëndë narkotike drejt Maqedonisë së Veriut, përmes pikës kufitare të Qafë-Thanës.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se gjatë kontrolleve u sekuestruan 53.3 kilogramë lëndë narkotike kanabis, automjeti dhe dy celularë.

Arrestmi i Grabockës u krye në kuandër të operacionit “Restart 17”, ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Qafë Thanë-Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Restart”, për goditjen e një tjetër rasti të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Vihet në pranga 46-vjeçari, që dyshohet se do trafikonte me automjet lëndë narkotike, drejt Maqedonisë së Veriut.

Sekuestrohen 53.3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, një automjet dhe dy celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, pas një pune hetimore disamujore, të zhvilluar për goditjen e krimeve ndërkufitare, si dhe në vijim të zbatimit të masave në kuadër të planeve operacionale kombëtare ,”Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, në drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me DVKM Korçë finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Restart”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:

-E. G., 46 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, shërbimet e Policisë, gjetën në automjetin tip “Volksëagen” që ky shtetas drejtonte, 53.3 kilogramë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në pako. Sasia e drogës, e cila dyshohet se do të trafikohej në drejtim të Maqedonisë së Veriut, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me dy celularë dhe automjetin.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastito dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky