Agjencia Zhurnal.mk.

Kapet një vjedhës në qendër të Shkupit

SPB Shkup njofton se ka arrestuar në flagrancë një hajdut bizhuterish, menjëherë pasi kishte kryer një vjedhje të rëndë në Qendrën Tregtare të Qytetit (Shkup).

Atij i janë konfiskuar bizhuteritë e vjedhura dhe i janë dorëzuar pronarit, ndërsa personi në fjalë është shoqëruar në komisariat dhe po të bëhet kallëzimi përkatës.

“Sot (16.02.2023) rreth orës 12:00 në Tregun e Gjelbër, në qendër të Shkupit, efektivët e policisë e Stacionit Policor Qendër kanë ndaluar personin me inicialet E.A(19) nga Shtipi. Ai u kap menjëherë pasi kishte kryer një vjedhje të rëndë në Qendrën Tregtare të Qytetit, Shkup, duke vjedhur me forcë një sasi të konsiderueshme bizhuterish. Malli i konfiskuar i është kthyer pronarit të mallit, ndërsa shtetasi E.A. është shoqëruar në komisariat dhe pas dokumentacionit të plotë të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky