Agjencia Zhurnal.mk.

Karakaçanovit nuk i pëlqen humbja në zgjedhje, pret rezultatet zyrtare

Shkup, 12 korrik – Kryetari i partisë bullgari VMRO-BND, Krasimir Karakaçanov, i cili e udhëhiqte koalicionin “Patriotët bullgar” në zgjedhjet e parakohshme të korrikut, është i pakënaqur nga rezultati, informon Zhurnal.

Ai madje nuk ka asnjë deputet të fituar në Kuvendin e ri Popullor, përshkak se me 3% të votave, nuk e ka kaluar pragun zgjedhur që është vendosur në 4%.

“Nuk më pëlqen rezultati përshkak se nuk është i mirë. Ndoshta duhet të presim rezultatet zyrtare. Sapo dolën anketat e para dhe ju më detyroni të bëjë analiza. Herët është për analiza të thella. Ashtu siç ka vendosur populli bullgar, ashtu do të zhvillohet shteti në disa muajt dhe vitet e ardhshme”, ka deklaruar Karakaçanov.

Ai ka bërë thirrje që të formohet një qeveri stabile e cila do të përgatitë buxhetin shtetëror dhe të garantojë rezultate.//Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky