Agjencia Zhurnal.mk.

Karavani kuvendor, qytetarët: Perceptimi për punën e deputetëve jo i mirë

Shkup, 11 Nëntor – Deputetët pranojnë se qytetarët nuk kanë perceptim pozitiv për punën e Kuvendit. Por përgjegjësinë për një perceptim të tillë deputetët e shohin në taborrin tetër.

“Perceptimi për punën e Kuvendit tek qytetarët nuk është pozitive. Gjithsesi se ka hapsirë për avansimine transparencës për punën e Kuvendit, pjesërisht ka të bëjë me atë se ne si deputetë duhet gjithmonë në rend të parë ti vendosim interesat e qytetarëve. Qytetarët na paguajnë të punojmë për ta.”, tha deputetja e LSDM-së, Sanella Shkrijel,

“Kur do të përdoren fyerje personale vlerësojm se debate është humbur dhe është normale që qytetarët të ndryshojnë programin dhe aspak të most ë jenë të interesuar për debatin më tutje kur të ketë ofendime personale. Më duhet të pranojë se janë një dukuri e shpeshtë në Kuvend.”, tha deputetja e VMRO-DPMNE-së Rshella Mizrahi.

Ndërkohë qytetarët theksojnë se deputetët nuk janë të interesuar për punë e qytetarëve.

“Populli nuk është i kënaqur nga deputetët.”, tha një qytetar.

“Asgjë nuk dëgjojnë, populli është në një apati të thjeshtë dhe thuajse më asgje nuk u intereson.”, u shpreh një qytetar.

Deputetët theksojnë se akoma ka zyra lokale të deutetëve ku gjatë ditëve të premte mund të takohen me qytetarë, ndërsa theksuan se takime me deputetë qytetarët mund të caktojnë edhe në Kuvend për të shtjelluar tema dhe problematika të ndryshme. Këto komente u bënë në ngjarjen përmbyllëse në Kryeqytet, të karavanit “Kuvendi për qytetarë” në suaza të së cilit u vizituan 12 qytete në vend. Gjatë kohëzgjatjes së karavanit qytetarët patën mundësinë të njihen me tema si historija e parlamentarizmit, procesit të sjelljes së Ligjeve, mandati, imuniteti i deputetëve, apo marëdhëniet me institucione të tjera të pushtetit.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky