Agjencia Zhurnal.mk.

Kasami nga Vica: Duam shumicë për të realizuar projekte, tjerët duan bllokimin e Tetovës

Tetovë, 7 Gusht – Kryetari i Komunës Bilall Kasami së bashku me listën për këshilltarë kanë qendruar në fshatin Vicë.

Kasami para banorëve ka thënë se duhet shumicë në këshillë për t’i ecur projektet përpara.

“Neve na duhet shumicë për të realizuar projekte, fatkeqësisht të tjerët duan ta bllokojnë Tetovën ndërsa ne duam zhvillim”, ka përfunduar Kasami.

Gjithashtu ai ka deklaruar se me fitimin e shumicës Tetova do të zhvillohet edhe më shumë si qytet sepse nuk do të ketë obstruksione.

Durmishi në Sellcë: Na duhet shumicë që të mos na bllokojnë investimet në malësi

Bartësi i listës së këshilltarëve të Lëvizjes Besa, Besar Durmishi sonte kanë realizuar takim në malësin e Tetovës, gjegjësisht në fshatin Sellcë. Durmishi para banorëve deklaroi për punët e bëra brenda 8 muajve qeverisje me komunën e Tetovës. Ai ka deklaruar se tani në Besës i duhet shumicë në këshilltë për mos penguar investimet në malësinë e Tetovës.

“Neve si subjekt politik na duhet shumicë në këshillin e Tetovës, për të vetmen arsye që çdo projekt për malësinë, saktësisht fshatin Sellcë të mos na bllokohen por t’i realizojmë ato”, u shpreh Durmishi. Gjithashtu ai deklaroj se numri 8 është simbol i punës dhe i ndryshimit në qytetin e Tetovës.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky