Agjencia Zhurnal.mk.

Kasami nga Zvicra: Mërgimtarët sjellin mbi 1 miliardë Euro në Maqedoni, nuk duhet të presin nga 8 orë në kufi

Cyrih, 20 prill – Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në tubimin e VLEN në Cyrih të Zvicrës, deklaroi para mërgimtarëve se, ata janë pjesa më e rëndësishme e popullit shqiptar dhe e meritojnë që në vendlindjen e tyre të priten me krenari.

“Ju sillni në Maqedoni mbi një miliardë euro në vit. Ju nuk e meritoni që kur vini në vendlindje të pritni nëpër kufi nga 7-8 orë siç po ju lënë në Kufirin me Serbinë, por e meritoni të priteni edhe me lule”, ka thënë Kasami.

Ai ka shtuar se ndryshimin që po vjen, sidomos edhe me mbështetjen masive të mërgatës, nuk dop të mund ta ndalin ata që punojnë për Beogradin dhe Vuçiqin.

“Ju e dini planin e famshëm dhe famkeq të kandidatit të BDI-së në rastin e asja që ndodhi në Kosovë me Banjskën, ku ai kishte folur me zërin e Beogradit dhe me zërin e Vuçiqit dhe duke i treguar Albinit se si duhet të veprojë në terrritorin e tij. Po ta kishte dëgjuar Bujar Osmanin, Albin Kurti sot, Veriu do të ishte i ankesuar. Por Albini e din kë e dëgjon, dëgjon popullin shqiptar, dëgjon popullin i cili e ka votuar, dëgjon popullin i cili ja ka dhënë mandatin”.

Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami deklaroi se VLEN u bashkua që të ndalojë të keqen e të ndërtojë të ardhmen.

“Ne sot jemi bashkuar që tu themi se u ka ardhur koha, tu themi se tani, ashtu siç janë të bashkuar, duhet të shkojnë në opozitë. Kjo do të ndodhë duke votuar numrin 6”, tha Kasami.

Kasami shtoi se të gjithë e dinë se funksionarët e BDI-së dhe partnerët e tyre të koalicionit, me paratë e qytetarëve, nuk ndërtojnë stadiume, klube dhe akademi sportive, por ndërtojnë vila personale në Gjirin e Lalzit e në çdo pjesë të bregdetit.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky