Agjencia Zhurnal.mk.

Kasami: Nuk do ta përkrahin propozim ligjin për amnisti

Shkup 3 tetor – Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë nuk do ta përkrahin propozim ligjin për amnisti që është dorëzuar në Kuvend.

Kasami thotë se si parti janë të interesuar që të ketë Ligj për Amnisti, por jo në formën që është prezantuar në propozim.

“Arsyeja se pse sot dhe pse tani po futet me procedurë të shkurtuar Ligji për Amnisti, ne vlerësojmë se është i gabuar dhe qëllimi është për kalkulime politike, ashtu siç ishin edhe ndryshimet e Kodit Penal, prandaj ne kemi thënë se në këto momente dhe në këtë formë siç është lëshuar Ligji për Amnisti, ne nuk do ta përkrahim”, shtoi Kasami.

I pyetur për deklaratat e Arjanit Hoxhës i cili mbrëmë për “TV21” tha se fronti opozitar shqiptar është grumbull interesash, Kasami tha se ai është dorë e zgjatur e BDI-së dhe se nuk dëshiron të komentojë deklaratat e tij.

“Kisha dashur deklaratat e tilla të vijnë nga përfaqësues të BDI-së, të mos vijnë nga dora e zgjatur e tyre sepse e vlerësoj si humbje kohe që të merrem me deklarata të personave të cilët veprimin politik e kanë në mbështetje të BDI-së”, tha Kasami.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky