Agjencia Zhurnal.mk.

Kasami paralajmëron eko-aksionin për 27 nëntor

Tetovë, 9 nëntor – Komuna e Tetovës informoi se kryetari i komunës Billal Kasami sot e ka pasur takimin e parë me udhëheqësinë e ndërmarrjes komunale në drejtim të konfirmimit të problemeve komunale dhe gjetjen e zgjidhjeve.

“Desha t’i shoh prej së afërmi të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet ndërmarrja. Së bashku me u.d. drejtorin, Lulzim Shaqiri biseduam për problemet, me të cilat ballafaqohet ndërmarrja, si të dilet nga kjo situatë dhe t’u sigurojmë qytetarëve qytet të pastër pa mbeturina dhe qytet të furnizuar me ujë të pijshëm cilësor. Udhëheqësia e re e NKP-së angazhohet për shërbime më cilësore të qytetarëve”, deklaroi Kasami.

Ai paralajmëroi se për dy javë prej tani do të ketë eko-aksion për pastrimin e Tetovës.

“Më 27 nëntor do të organizojmë aksion njëditor për pastirmin e qytetit, ku së bahku me administratën komunale, shkollat, i ftojmë edhe bizneset private, shoqatat ekologjike, sektorin qytetar dhe çdo qytetar të Tetovës të të na bashkangjiten në aksionin për pastrimin e qytetit”, porositi Kasami.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky