Pas sezonit fantastik që kaloi tek Ulpiana, Kastriot Rapuca me gjasë karrierën do e vazhdoj jashtë vendit.
Agjenti i futbollistit ka takime të vazhdueshme me përfaqësuesit e disa skuadrave të njohura nga Kroacia dhe Sllovenia.
21 vjeçari ka oferta edhe nga disa prej klubeve të Superligës, por megjithatë dëshiron që të bëjë një hap para në karrierë duke kaluar në një kampionat më të fortë.
Nga skuadrat vendore, Prishtina qëndron për momentin në pole-position si destinacioni i ardhshëm mirëpo gjithmon nëse dështojnë negociatat me klubet jashtë vendit./Arbon Flugaj/




