Agjencia Zhurnal.mk.

Katër largimet e sigurta nga Liverpooli si lojtarë të lirë këtë verë

Liverpooli pritet të bëjë shumë ndryshime në sezonit 2023/24 dhe tashmë është vendosur se katër yje do të largohen pas përfundimit të sezonit, si lojtarë të lirë, me skadimin e kontratave të tyre.

Reds janë duke luftuar për ta shpëtuar sezonin, pasi kur kanë mbetur edhe katër ndeshje në Ligën Premier, ekipi i Jurgen Klopp ende ka gjasa të zë një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, sezoni aktual llogaritet deri diku si dështim pasi Liverpooli ka qenë gjithmonë duke luftuar për trofe deri në ndeshjet e fundit, ndërsa këtë sezon është eliminuar shumë herët nga çdo garë.

Kështu, drejtuesit e klubit nga Anfield dhe trajneri gjerman, Klopp, synojnë të bëjnë ndryshime në skuadër, ndërsa e gjitha pritet të fillojë nga largimet.

Katër lojtarë janë në listën e largimeve të sigurta pas skadimit të kontratave dhe dy nga ta janë yje që e kanë mbajtur barrën e skuadrës për shumë vite, duke qenë vendimtar edhe në fitimin e trofeve.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, James Milner do të bashkohet me Brighton dhe së shpejti do të jetë koha e vendimeve për klubet e reja edhe për Alex Oxlade-Chamberlain, Roberto Firmino dhe Naby Keita.

Të gjithë do të largohen nga Liverpool si lojtarë të lirë siç pritej, ndërsa asgjë nuk ka avancuar apo konkrete mes Firminos dhe Barçës.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky