Agjencia Zhurnal.mk.

KB-ja e shkurtoi misionin në Libi në tre muaj në insistim të Rusisë

ëshilli i Sigurimit të KB-së dje votoi për vazhdimin e misionit politik të KB-së në Libi, por në insistim të Rusisë, misioni u vazhdua për tre muaj, e jo për një vit.

Tre vende-anëtare afrikane të Këshillit të Sigurimit të KB-së abstenuan në votimin në shenjë proteste për shkak të bllokimit rus të vazhdimit njëvjeçare të misionit, për të  cilin thonë se është e nevojshme për t’i ndihmuar vendit të ndarë të lëviz drejt zgjedhjeve dhe stabilitetit.

Zëvendës ambasadori rus Dmitri Pojanski e përsëriti qëndrimin rus se misioni i KB-së duhet të marrë n përfaqësues të ri të përhershëm para se të marrë mandat më të gjatë.

I dërguari i posaçëm i KB-së, Jan Kubish dha dorëheqjen më 23 nëntor të vitit të kaluar pas dhjetë muajsh në post dhe disa kandidatë të propozuar nga Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guteresh u refuzuan ose nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit, ose nga Libia ose vendet fqinje.

Guteresh e emëroi diplomaten veterane amerikane Stefani Uilliams për këshilltare të tij të posaçme, por ajo u largua nga funksioni ditën e diel, që do të thotë se misioni do të jetë pa lider derisa libianët përballen me krizë kushtetuese dhe politike.

Libia,  vendi i pasur me naftë, është përfshirë nga konflikti pasi lideri shumëvjeçar Muamer Gadafi u rrëzua në vitin 2011 në një kryengritje të mbështetur nga NATO-ja. Vendi është i ndarë midis administratave rivale, njëra në lindje e mbështetur nga komandanti ushtarak Kalifa Haftar dhe administrata në kryeqytetin Tripoli në perëndim, e mbështetur nga KB-ja. Secila anë është e mbështetur nga milici të ndryshme dhe forca të huaja. 

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky