Agjencia Zhurnal.mk.

KB: Më shumë se 300,000 civilë të vrarë në Siri gjatë konfliktit dhjetë vjeçar

Organizata e Kombeve të Bashkuara sot kumtoi se gjatë dhjetë viteve të konfliktit në Siri janë vrarë mbi 300 mijë civilë. Sipas një raporti të Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, 306,887 civilë u vranë në Siri nga 1 marsi 2011 deri më 31 mars 2021. Vlerësohet se dhjetëra mijëra ushtarë dhe anëtarë të grupeve të armatosura u vranë gjatë së njëjtës periudhë.

Në numrin e civilëve të vrarë nuk janë përfshirë ata që u varrosën pa dijeninë e autoriteteve.

” Këta janë njerëz të vrarë në operacione të drejtpërdrejta ushtarake. Shifra nuk përfshin shumë e shumë civilë të tjerë që kanë vdekur si rezultat i qasjes së humbur në kujdesin shëndetësor, ushqim, ujë të pastër dhe të drejta të tjera themelore të njeriut, tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Mishel Bashle.

Në raport thuhet se 143,350 civilë janë dokumentuar individualisht, ndërsa statistikat vlerësojnë se eedhe 163,537 civilë të tjerë janë vrarë në luftën në Siri.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky